Rama përgjigje të prerë Rusisë: Shqipëri-SHBA bashkëpenëmbajtëse në OKB për çështjen e Ukrainës

“Shqipëria dhe SHBA-ja do të jenë bashkëpenëmbajtëse në OKB për çështjen e Ukrainës”. Gjatë në një konferencë për mediat Kryeministri Edi Rama ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke i dhënë përgjigje të prerë kësaj të fundit.

“Zhvillojmë një komunikim të drejtpërdrejte që për këndvështrimin tonë është pozitiv për pozicionin, reputacionin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Duke qenë se tema është më e gjerë se kaq dhe është një temë që diskutohet kudo, përfshi edhe në Shqipëri, jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi pyetjeve. Kemi marrë konfirmim nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkë penë mbajtëse në këshillin e sigurimit të OKBlidhur me çështjen e Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi  e re dhe shumë e madhe por edhe një konfirmim i padiskutueshëm i një Shqipërie tjetër në arenën ndërkombëtare i një Shqipëria që vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen sigurinë, si një vend që nga njëra anë është anëtar i NATO-s nga ana tjetër është një vend me pozicion të spikatur dhe vlerësuar në rajonin tonë.

Krijimi i këtij çifti SHBA-Shqipëri në këshillin e sigurimit është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnere të ngushta në këtë proces do të ndërmarrin gjë që konfirmon një pozicion të vendit tonë.

Duke qenë aktiv në një çështje si kjo por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare ne përkufizojmë edhe më qartë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Ky zhvillim është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel tjetër. Shqipëria nuk është një pikë e fundit e bishtit që vetëm tund kokën në shenjë aprovimi apo bën më keq se kaq. Ajo e jep mendimin e saj”, thotë Rama.

Pak ditë më parë, Rusia i ka dërguar një letër Tiranës Zyrtare mbi çështjen e konfliktit që ajo ka me Ukrainën. Ambasada e Rusisë në Shqipëri njoftoi se i ka dërguar një letër Republikës së Shqipërisë, drejtuar konkretisht ministrit të saj të Punëve të Jashtme, lidhur me tensionet në Ukrainë, ku kërkon që vendi ynë të mbajë një qëndrim konkret për këtë çështje. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës ruse në rrjetin social Facebook, thuhet se letra është përcjellë nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, e cila iu është dërguar Ministrave të Jashtëm dhe Sekretarëve të Shtetit të SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve Europiane. Ndërsa përmend edhe qëndrimet e NATO-s dhe dallimet mes qëndrimeve të shteteve anëtare, Rusia ka kërkuar që përgjigjia të ishte e menjëhershme nga ana e qeverisë shqiptare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E ardhmja e Dybalas është ende një enigmë

Story i radhës

Shtatë fëmijë me Covid-19 po trajtohen në Pediatri

Të fundit nga