Rama për Ahmetin: Është pionier i Ballkanit të Hapur!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën në Ohër ka falënderuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se, nëse dikush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur, duhet të shoh rrugëtimin e Ali Ahmetit.

Sipas Ramës, Ahmeti është njëri nga pionierët e Ballkanit të Hapur.

“Dua të falënderoje Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them se Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi, jo më të ishim në Ballkanin e Hapur, për këtë mjafton të shikohet çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe çfarë ishte në kohën kur Ali Ahmetit i thoshin po ulesh me armiqtë. Në kohën kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte zyrtare, lëre pastaj që të imagjinohej kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të jenë shqiptarë”, deklaroi Rama.

Story i mëparshëm

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

Story i radhës

Agjenti i titullarit të Inzaghit qetëson tifozët

Të fundit nga