Rama pas takimit me Borrellin: Të mos lihet jashtë Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar në konferencë pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Rama u shpreh se temë e diskutimit me Borrell, ka qenë situata e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe pasojat që janë shfaqur në Evropë, njofton Klankosova.tv.

“Fola me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë, sikur me shpërndarjen e skemës së parë për vaksina”, u shpreh Rama.

“Më të cilin kemi diskutuar natyrisht mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë, dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve, kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe si dhe qëndrimin e Shqipërisë në të të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në raport me Rusinë, dhe agresionin rus mbi Ukrainën. Natyrisht pjesë e diskutimit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe hapjen e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim”, shtoi ai.

“Dihet botërisht Shqipëria ka zgjedhur pozicionin e saj natyral. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne njohim mirë të mungesës së drejtave të lirisë, të izolimit, të dhimbjes, të imponuar nga një regjim autoritar”.

“Qëndrimi ynë nuk është parimor, është qëndrim parësor, ekzistencial në raport me fëmijët tanë dhe me atdheun tonë që e kemi trashëgim nga të parët tanë, ku ne jemi vetëm kalimtar”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjithçka është e hapur për duelin Atletico – Manchester Utd

Story i radhës

Në Odër të Tetovës gjendet bombë dore e Luftës së dytë botërore

Të fundit nga