​Rama: Operatorët e turizmit detar të licencohen, ndryshe do të bllokohen

Licencimi i operatorëve të turizmit detarndikon pozitivisht në standardet dhe sigurinë e shërbimit të turizmit detar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh sot në rrjete sociale se, “me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, operatorët e turizmit detar duhet medoemos të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Rama tha se, “aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të certifikatës përkatëse”.

Kryeministri iu bëri apel operatorëve të informohen dhe të aplikojnë në kohë.

Certifikimi i operatorëve të turizmit detar, po ashtu, rrit sigurinë e pushuesve. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inspektorët e Ferizajt në gjumë, qytetarët në rrezik të helmimit nga tregtarët e papërgjeshëm

Story i radhës

Presidentja e Kosovës: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

Të fundit nga