​Rama nga varrezat e dëshmorëve: Do ta transformojmë këtë park memorial

Përfaqësues të Komunës së Prishtinës, pas seancës solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përkujtojë të gjithë dëshmorët, si dhe presidentin Ibrahim Rugova. 

Rama: Po nderojmë dëshmorët e luftës çlirimtare

“Këtu gjendemi sot për t’i nderuar dëshmorët gjatë luftës çlirimtare, për të nderuar presidentin Rugova për gjithë punën që e ka bëre. Sot i kujtojmë dhe i nderojmë të gjitha familjet që i kanë hap shtëpitë dhe i kanë transformuar në spitale gjatë luftës, gjatë kohëve të vështira i kanë transformuar shtëpitë në shkolla”, ka thënë Rama.

Rama gjithashtu falënderojë të gjitha qytetarët e kryeqytetit të cilët pas dëbimit janë kthyer për të transformuar Prishtinën dhe të kontribuojnë në zhvillimin e kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës premtojë transformimin e këtij parku memorial.

Rama: Do ta transformojë parkun memorial

“Unë qysh në vitin 2010 në jetën time të mëparshme si arkitekt, kam bëre projekt propozim transformimin e këtij parku memorial, fatkeqësisht nuk ka ndodhur asgjë prej vitit 2010, tash vetëm jemi në proces të temave të referencave për konkurs ndërkombëtarë, ku kanë mundësi të marrin pjesë edhe dizajner lokal dhe internacional që të transformojë këtë park memorial në mënyrën më të mirë të mundshme që të tregojmë respektin ndaj të gjithë dëshmorëve, ndaj presidentit Rugova për çlirimin e vendit tonë”, theksojë Rama. 

Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.

Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe Republikës Federale të Jugosllavisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëshqitje e dheut në rrugën Rosoman – Prilep, ndërpritet komunikacioni

Story i radhës

“Kurti duhet mbrojtur” Berisha për Open Balkan: Duan ta paraqesin Prishtinën si sherr

Të fundit nga