Rama-Metës: Mos fut hundët në punët e ekspertëve dhe mos dil pa maskë

Menjëherë pas letrës së presidentit Ilir Meta drejtuar ministres Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama për marrjen e masave ndaj covid, ka reaguar ky i fundit.

Kryeministri Edi Rama shkruan në twitter se Meta nuk asnjë kompetencë dhe nuk duhet të “fusë hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore”.

Madje kreu i qeverisë e ‘këshillon’ të mos dalë pa maskë dhe të bëjë punën që ka, që sipas Ramës nuk po e  bën prej kohësh.

Ndërsa për shqetësimin e presidentit për përballimin e situatës me stinën e dimrit që po afron, Rama thotë: Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Rama në twitter

Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!

Image
Ngjarja paraprake

Francë, xhamisë në rrethin Vernon i dërgohet letër kërcënuese

Ngjarja e ardhëshme

Sanksionohen 448 shoferë në Shkup, 52 për vozitje të shpejtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian