Rama me Open Balkan, Shqipërinë po ia dorëzon Vuçiqit – Gjermania ekonomikisht tentonte ta përfitonte Putinin!

Me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës në Gjermani kanë filluar diskutime të ashpra dhe analiza, se ku kishin gabuar me Putinin.

Sot me këtë rast një ndjenë e fajit jashtëzakonisht i drejtohet ish kancelares Merkel, e cila deri më tash kishte heshtur para kërkesave të opinionit dhe mediave.

Më në fund Merkel u paraqit para një auditoriumi të gjerë, ku i paraqiti pikëpamjet e veta duke e dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, por ajo nuk e pranoi përgjegjësinë e saj, për politikën e udhëhequr ndaj Rusisë dhe Putinit.

Merkel duke i ikur fajësisë deklaroi: sot mendon derisa ishte në pushtet, a kishte pasur mundësi të bënte më shumë, për pengimin e kësaj tragjedie që po ndodh sot me Ukrainën.

Biseda ishte e përzemërt, pa insistuar në pyetje të ashpra, për përgjegjësinë e saj në varësinë e Gjermanisë nga gazi dhe energjia ruse.

Politikanët gjerman ishin verbuar duke menduar se Rusinë dhe Putinin mund t´i përfitonin, përmes bashkëpunimit të sforcuar ekonomik dhe tregtar.

EU kishte ndërtuar tubacionet e gazit nga Rusia drejt perëndimit, duke shpresuar se Rusia do të orientohej drejt zhvillimit ekonomik dhe demokracisë perëndimore, edhe pse ishte e njohur që Putini me strategji perfide punonte për përçarjen e EU dhe shkatërrimin e saj.

Siç duket Putini ëndërronte se ishte afër qëllimit të tij të lartë me largimin e Anglisë nga EU, duke menduar se kishte arritur në përçarjen e perëndimit.  Gjermania fatkeqësisht vazhdonte edhe më thellë të zhytej në varësinë e gazit rus, duke e ndërtuar tubacionin Nord Stream 2, edhe pse kritikat si nga shtetet fqinje dhe SHBA ishin të fuqishme.

SHBA të brengosura ia tërhiqnin vërejtjen Gjermanisë, se një varësi e tillë mund të përdoret si armë kërcënuese, por pa sukses, sepse Putini punonte sipas strategjisë së vetë, duke u shtirë si partner serioz, dhe duke i joshur shtetet e EU me çmim të volitshëm të gazit.

Sot Ballkani perëndimor pothuajse ballafaqohet me të njëjtën situatë me Serbinë, ashtu sikurse ballafaqohej EU me Rusinë.

Shqiptarët e kanë kryeministrin Rama, që kurrë më parë nuk e kanë pasur një kryeministër të tillë që shumë kush e quan sharlatan, që po ashtu me idenë e Open Balkan mundohet ta afroi Serbinë, ndoshta duke menduar se me afrimin e saj, do të zgjidhen edhe problemet politike mes saj dhe Kosovës.

Idetë e Ramës aq sa janë utopike janë edhe të rrezikshme, sepse në të njëjtën mënyrë ishte munduar perëndimi ta përfitonte Rusinë, duke shpresuar se me bashkëpunim, hapje, tregti të lirë dhe qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve, do të thellohej besimi dhe demokracia.

Çfarë do të ndodhte nesër, nëse të njëjtin gabim do ta bënte Ballkani sikurse EU  me varësinë ndaj Rusisë? A do ta kishte aftësinë që Ballkani pastaj të dilte nga kthetrat e Serbisë? Me siguri që jo, ngase asnjë nga këto shtete nuk janë fuqi ekonomike që të kërkojnë alternativa, ashtu siç po vepron sot Gjermania dhe EU.

Kosovës kur Serbia ia kishte suspenduar autonominë me 1989 shumë politikan shqiptar deklaronin se Kosova nuk humb asgjë nga këto ndryshime, vetëm fiton.

Të njëjtin mendim e ndan sot edhe kryeministri Rama, të gjithë fitojmë. Shtrohet pyetja: a i beson dikush këtij kryeministri, përpos anëtarësisë së partisë së tij PS ish PPSH, e cila asnjëherë nuk arriti të shërohet nga e kaluara e saj enveriste – ekstremiste.

Vuçiqit po i erdh rasti është një diktator edhe më i rrezikshëm se Putini, këtë më së miri e dinë shqiptarët e Kosovës, të Luginës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

 Ende jemi larg nga demokratizimi i Serbisë. Kjo udhëheqje e saj nuk është e aftë për t`u distancuar nga e kaluara e saj gjenocidiale, sepse ka ambicie ende që t´i arrij qëllimet e saja hegjemoniste ndaj fqinjëve, e sidomos ndaj Kosovës dhe Bosnjës.

Këtë po e dëshmon çdo ditë duke e kërcënuar Kosovën dhe Bosnjën, si dhe duke u armatosur nga Rusia dhe Kina.

Shqipëria që t´´i mbroj interesat e veta duhet të lirohet sa më parë nga një kryeministër i tillë si Rama, i cili po e rrezikon të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mohamed Salah shpallet PFA Lojtari i vitit në Premier Ligë

Story i radhës

Kongo akuzon Ruandën për dërgimin e ushtarëve të maskuar brenda kufirit të tyre

Të fundit nga