Rama mbron incineratorët: Nuk janë vjedhur qindra miliona euro, nuk janë hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen

Kryeministri Edi Rama vijon të mohojë se pas ndërtimit të incineratorëve ka atë që vlerësohet si afera më e madhe korruptive e dekadave të fundit, edhe pse SPAK e Kuvendi po hetojnë paralelisht për këta 3 incineratorë vlera e të cilëve shkon në afro 430 milionë euro. Për këtë aferë është arrestuar ish ministri i Ramës Lefter Koka, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy administratorët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

“Te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres!” shkruan Rama në nje reagim në facebook

Në seancën e djeshme të Kuvendit Sali Berisha tha se Rama nuk i shpëton dot incineratorëve. Kryeministri Rama ka firmosur për lejen e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, në funksionin që mban si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit. 

Por Rama thotë se ka“  shpifësirë politike shifrash marramendëse e akuzat monstruoze” dhe incineratorët I quan investime të mëdha për të shpëtuar zonat e banuara nga plehrat.

Sa i takon ish ministrit të tij, Rama thotë se ai duhet të mbajë përgjegjësi individuale ndërkohë që në një koment tjetër u përpoq ta spostonte ish ministrin.

O njisho shif mor burre se po ikin parate Tona po zhduken PA l’on gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne shqiperi kete menyre grabitje te parave Tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete Stil mafioze

Komenti i Rames: Ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit!

Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM: LSDM refuzon që mësimdhënësit të kenë paga më të larta

Story i radhës

Sot fillojnë bisedimet për rritjen e pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish