Rama: Mbështetje financiare për sportistët që do ketë nevojë për stërvitje speciale

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nderuar sot në Kryeministri 7 sportistë elitarë me medalje.

Gjatë kësaj ceremie, Rama bëri me dije se do të ketë mbështetje financiare për të gjithë ata sportistë që do të kenë nevojë për stërvitje speciale jashtë Shqipërisë, siç ishte rasti i Luiza Gegës që i duhej të bënte stërvitje në Kenia.

“Sot dëshiroj që këta shembuj që i kemi mes nesh t’i çmojmë sa më shumë dhe jo vetëm dy ditë, por gjatë gjithë karrierës së tyre.

Po në këtë ditë t’i vlerësojmë me yjet e mirënjohje publike, të cilët janë një shprehje e admirimit respektit dhe mirënjohjes për gjithçka që ju bëni për Shqipërinë dhe shoqërinë. Jemi shumë të vendosur që ta thellojmë mbështetjen për sportistët elitarë me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve por edhe të atyre që kanë potencialin për t’u kthyer në kampionë.

Për sportistët që marrin tituj kemi një politikë financiare një politikë që i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë sa i përket mbështetjes financiare.

Jemi të parët në rajon, të parët në raport me shumë vende që kanë kampion botërorë në këto disiplina dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhat stërvitore speciale.

Se aty ka akoma boshllëk, për t’iu dhënë mundësi të stërviten në kushte optimale, bashkë me trajnerët për të gjithë periudhën e nevojshme në ato parametra siç është rasti i Luizës”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon pastrimi i lumenjve të Vushtrrisë

Story i radhës

Mucunski: “Branitiellat” dhe UÇK-ja s’mund të jenë të barabartë!

Të fundit nga