Rama konfirmon planin për punëtorë nga Afrika: Po i sjellim se shqiptarët janë dembelë e rrinë në kafene!

Kryeministri, Edi Rama, edhe pas ndryshimit të ligjit një vit më parë, ka paralajmëruar shpesh kohët e fundit se ekziston një “plan” që në Shqipëri të eksportohet fuqi punëtore nga vendet e varfra të Afrikës apo Azisë të cilit kudo që shkojnë punojnë me rroga teje të ulëta. Këtë ide e kanë përsëritur edhe shumë oligarkë pranë tij, të cilët synojnë një krah të lirë pune dhe kompanitë të cilat po kryejnë rindërtimin nga tërmeti.

Ndaj këtë të premte i njëjti kryeministër që premtoi në mandatin e parë 300 mijë vende pune, por pas 8 vitesh në fakt bëri që të largohen nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë, ka konfirmuar se tashmë ardhja e të huajve për të punuar në Shqipëri ka nisur. Dhe sipas Ramës, ky fenomen po ndodh pasi shqiptarët janë dembelë dhe rrinë gjithë ditën në kafene.

“Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri”, ishte justifikimi i kryeministrit.

Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt vitin e kaluar, Edi Rama, gjatë një vizite në Durrës duke folur për planin e rindërtimit pas tërmetit të madh ka konfirmuar atë që po përflitet me të madhe, se forca punëtore do të `importohet` nga jashtë vendit dhe  ironizoi sërish shqiptarët e pa punë duke i quajtur ‘jurist që rrinë në kafe’.

Vetëm 1 javë para këtyre deklaratave, u bënë edhe  ndryshimet në ligjin për të huajt.

Ngjarja paraprake

Rëndësia e vendosjes së kufijve në marrëdhëniet personale dhe profesionale

Ngjarja e ardhëshme

Labinot Tahiri ndihmon me mjete financiare KF Ferizajn dhe ka një mesazh 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian