Rama: Kam bërë 3 vite e kusur ecejake tek Princi i Kurorës për Portin e ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në Kuvend, pas akuzave për korrupsion nga ana e opozitës lidhur me projektin e Portit të ri të Durrësit.

Rama tha se të gjitha këto janë shpifje dhe sipas tij bëhen nga pasardhësit e Esat Pashë Toptanit, siç i quan ai krerët e opozitës.

Shefi i ekzekutivit foli edhe për një sërë takimesh dhe negociatash të zhvilluara ndër vite, vetëm e vetëm sipas tij, që i gjithë ky investim në Portin e Durrësit të realizohej.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri. Një lodër, që siç thoshte Konica është njëlloj si punët tuaja të brëndshme, e ndyrë… Po na marrin portin, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç, që në bashkëpunim me Lulzim Bravën po pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiçit.

Siç thoshte edhe Konica, herën e parë që folëm ishte për Esat Tiranën, por tani na doli edhe një farë Dervishi. Tani hajdeni ma thoni mua, që Esati dhe ky këlyshi, Dervishi, a nuk janë gjallë, duke lëvizur me lodrën Shqipëri në duar.

Tre vite e kusur ecejake, tek princi i Kurorës, për të investuar edhe në Shqipëri, bisedat e panumërta me Muhamet Al-Abar, pastaj takimet me komunitetin në Emiratet e Bashkuara.

Negociata të stërzgjatura, ku në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim deri në fund. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë.

Do ta impaktojë 1.2-1.8 % GDP e Shqipërisë. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besimi: Deficiti në Buxhet përfshin investimet kapitale

Story i radhës

Grubi pret në takim ambasadoren greke, Philippidou

Të fundit nga