Rama: Ka pas shumë provokime, shumë zhagitje…

Drenica nga Skenderaj ka synime që të jetë sa më lartë në renditjen e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj, nga shtatë ndeshje ka dy fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke u renditur në vend të shtatë me 8 pikë të mbledhura. Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama, tha se po bëjnë punë të mirë, sipas tij, kushtet janë të mira duke iu falënderuar edhe kryesisë.

Ai flet edhe për humbjen me rezultat 1:0 nga Arbëria në Skenderaj dhe çka i duhet më shumë ekipit.     

Image

“Bota sot”:  Si e sheh Drenicën në shtatë javët e deritashme, ka arritur rezultatet e pritura apo ka pritur më shumë?

Fadil Rama: Me ju thënë të drejtën, nëse e bëjmë një analizë me të detajuar, mendoj se nuk jemi keq, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat e deritanishme. Brengosëse në fillim për mua ka qenë vetëm se kemi fillu stërvitjet me vonesë, mirëpo me kalimin e kohës dhe me punën e bërë kemi arritur në një gjendje të mirë fizike, duke pasur gjithherë parasysh edhe angazhimin e kryesisë së klubit e në veçanti kryetarit.

Kemi stërvitur edhe jashtë vendit, sidomos kjo është hera e dytë apo më mirë me thënë minifaza përgatitore dhe kanë qenë të suksesshme. Andaj, them se është arrit objektivi edhe pse tani jemi në një periudhë apo situate ku zhvillohen dy e tri ndeshje brenda jave dhe po duhet të organizojmë dhe punojmë me plane specifike, të cilat duhet t’i përshtaten edhe ndeshjeve gjatë kësaj kohe.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë Drenicës, në cilat reparte çalon më shumë?

Fadil Rama: Ne si shtab jemi duke punuar mirë dhe kjo loja e fundit paksa na ka prish punë. Mendoj se kemi nevoje për golashënues dhe kemi nevojë të punojmë në përmirësimin e gabimeve gjatë lojës, të cilat po na ndodhin, dhe të cilat duhet të eliminohen gjatë stërvitjeve dhe me prioritete.

“Bota sot”: Çfarë nuk shkoi në sfidën e fundit me Arbërinë, Drenica mundet me 0:1, mungoi fati, apo?

Fadil Rama: Asgjë nuk shkoi mirë, sidomos në pjesën e parë ishim tejet të plogësht, nuk arritëm të bëjmë asgjë nga principet tona, të cilat i kishim paraparë të lojës. Në pjesën e dyte ishim diçka më agresivë dhe të organizuar por prapëseprapë nuk ishim vetvetja.

Ra koncentrimi, tentonim që të arrijmë sa më shpejt barazimin, por ja që nuk arritëm. Edhe një faktor, ka pas shumë provokime, shumë zhagitje të lojës të panevojshme te cilat i ka lejuar referi Selimi. Sidoqoftë ne i kemi uruar fitoren personalisht edhe unë Arbërisë. Neve na mbetet të punojmë dhe të korrigjohemi në të gjitha mangësitë.

Mendoj se shumica e ekipeve jemi diku si njëjtë në këto lojëra, këto 5 apo 6 ekipe në pjesën e poshtme të tabelës dhe se mendoj do të vazhdoj ende kjo situatë.

Ngjarja paraprake

“Varëse 10 mijë euro”, Belinda Balluku: Nuk jam ministrja më e pasur

Ngjarja e ardhëshme

Këtij reperi nuk i ka ecur shkolla

të fundit nga

Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia,

AlbanianEnglishMacedonian