Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot Presidentit Ilir Meta i cili një ditë më parë reagoi për gjobën në faturën e dritave për mosmbajtje të maskës e i kërkoi Qeverisë e Kuvendit ta rishikojë këtë vendim.
Rama tha se gjoba është për të sensibilizuar qytetarët. Ndërsa për kreun e shtetit tha se bën “karshillëqe sikur je në pyll”.
Rama: Çohet presidenti e flet për gjobën e maskat si shantazh ndaj lirive e të drejtave të njeriut, se për të që vetëm president nuk është s’ka rëndësi fare asgjë tjetër përvece si të helmojë e dëshpërojë popullin e vet në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ca të mundet për atë shpk e tij të degraduar e falimentuar nga helmi e dëshpërimi.
Iimagjinoni mbretëreshën e Anglisë të dalë e të thotë që gjoba për maskën që në Britani është nga më të lartat është shantazh ndaj lirive dhe të drejtat, imagjinoni të dalë presidenti i Francës, kancelarja, presidenti i Italisë, ndërkohë që sot gjoba në Nju Jork shkon deri në 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura dhe mos mbajtjen e maskës aty ku është e detyruar dhe vetëm kur vrapon e heq.
Si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll? Në Shqipëri 3 mijë lekë, më shumë se sa mjet disiplinimi është një shtysë për të rritur sensibilizimin se në fund të ditës edhe kjo vlen dhe të gjitha mjetet duhen përdorur.