Rama heq këpucët e lëshon batutën: Erdhi një katolik t’ju rregullojë xhaminë

Kreu i qeverisë Edi Rama vizitoi ditën e sotme xhaminë e Plumbit e cila është pjesë e planit për restaurimin e xhamive në të gjithë vendin. Rama u shpreh se kjo është ndër ato kërkesa që ai kishte bërë prej kohësh që më në fund po realizohet.

“Xhamia historike e Plumbit, ku nisim zbatimin e projektit të restaurimit të thellë si dhe transformimit të krejt mjedisit përreth, jo vetëm duke u kthyer besimtarëve një tempull në kushte optimale, po duke i shtuar edhe Shkodrës e Shqipërisë, një tjetër atraksion të madh turistik”, shkruan Rama.

Teksa vishte këpucët në dalje të xhamisë, Rama u shpreh me batutë se erdhi një katolik për t’u rregulluar xhaminë duke shtuar se shtysa më e madhe është gjysma e tij myslimane, bashkëshortja e tij Linda Rama.

“Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për të mbështetur rindërtimin e thellë të disa xhamive që janë monumente kulture të jashtëzakonshme. Kjo është një ndër ato që më në fund po realizohet. Besoj se do dalë shumë bukur dhe duhet të bëni një zgjidhje të bukur për hapësirën brenda. Kështu është jeta, ju erdhi një katolik, t’ua rregullojë. Shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi”, u shpreh Rama.

Rama tha se kjo ishte një kërkesë e tij prej vitesh, duke thënë se edhe pse është katolik, gjysma e familjes së tij që është myslimane ishte një shtysë e madhe. Për të respektuar ritet, kreu i qeverisë ka hequr atletet për t’u futur në xhami, ku nuk e kurseu batutën duke thënë se “erdhi një katolik si ai dhe e rregulloi”

“Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për të mbështetur rindërtimin e thellë të këtyre xhamive që janë monumente kulture të jashtëzakonshme dhe kjo është një nga ato, problematika ka qenë e lidhur me gjithë terrenin dhe tashmë është gjetur zgjidhje, besoj që do të dalë shumë bukur, duhet menduar edhe për pjesën e oborrit, një koncept. Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi. Në fakt, këtu kam shkel për herë të parë, atëhere kur kemi ardhur për këtë meshën që bëri Dom Simoni tek varrezat. Ishte ai momenti që u angazhuan myslimanë dhe katolikët për të hapur edhe këtë, ishte fantastike fare. Në fakt, që ta dish, shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi. Ajo që është vlera më e madhe e shtuar në këto ndërhyrje, dhe disa për fat të keq nuk duan të kuptojnë, komuniteti është përfituesi kryesor. Është historia pranë gjeneratave të tjera. Ta kenë parasysh që thesarin e trashëgimisë. Përtej besimit të drejtpërdrejtë, feja është kulturë dhe histori”, tha Rama.
Ndërsa Imam Muhamed Sytari duke vlerësuar punimet e bëra, tha se kjo xhami mbart një histori shumë të veçantë.

“Kjo xhami duhet të ishte në vëmendje të të gjithëve pa përjashtim, pas 1990 është xhamia ku ka rinisur rihapja e aktivitetit fetar në Shkodër, ka diçka që ia kam thënë edhe vëllezërve, që është e stilit arnaut, është xhami shqiptare se arkitekti Sinani është shqiptar dhe gjurmë e asaj fryme”, tha ai. 
Rama pati edhe një ide. “Të bëhet një kopsht me të gjitha pemët për përmenden në Kuran”, tha Rama.

Ngjarja paraprake

Polonia konfirmon përdorimin e gjithë vaksinave të saj AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Facebook masa të ashpra për grupet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian