Rama: Falë politikave të Ahmetit sot në Maqedoni kemi zëvendëskryeministrin e parë dhe kryeparlametarin që flasin shqip

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër ka folur për të arriturat e BDI-së në rafshin kombëtarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rama ka thënë se dikur as nuk mund të mendohej që gjuha shqipe do ishte zyrtare në RMV, nuk mund të mendoje dhe paramendoje që kryeparlamentari do të jetë shqiptarë, ai ka thënë se përskaj këtyre, Ahmeti ka arritur që të sigurojë këto gjëra.

Shtoi se kohë më parë nuk mund të mendoje se në Republikën e Maqedonisë do të kishte ministra shqiptarë, kurse tha se sot kemi edhe zëvendëskryeministrin e parë.

Ai tha se kjo është bërë falë punës dhe përkushtimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Rama tha se Maqedonia është shembull se si do të jetë rrugëtimi i “Ballkanit të Hapur” në të ardhmen. Ai tha se kjo iniciativë mbështetet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Story i mëparshëm

Aberdeeni zyrtarizon firmën me mesfushorin kuqezi

Story i radhës

Putini pas disa muajsh do të largohet nga pushteti, thotë ish-spiuni britanik

Të fundit nga