Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në kryeqytet mentorin e tij, prof Ian Ritchie.
Rama ka lavdëruar punën e profesorit të tij, duke e quajtur si ”heroin e dizajnit“.
”Puna e profesor Ritchie-t është e rrënjosur në ndarjen e vlerave njerëzore, përtej dobisë dhe estetikës, duke inkurajuar arkitektët të mendojnë për rolin shpirtëror të arkitekturës në sferën publike për të përmirësuar cilësinë e jetës“, ka shkruar ndër tjerash Rama në Facebook, të dielën.
Rama kishte një dhuratë për profesorin e tij.
”Në shenjë vlerësimi dhe admirimi për veprën e jetës së tij, ia dhuruam Hyjneshën në fron“, ka shkruar ndër tjerash.
Përparim Rama kishte kandiduar për kryetar të kryeqytetit duke premtuar se ekspertizën e tij do ta përdor për të zgjidhur shumë probleme të urbanizmit në Prishtinë.