“Rama dhe Vuçiç kanë përdorur njëri-tjetrin”, Ben Andoni tregon ç’pritet të ndodhë në Hagë me ish-krerët e UÇK-së

Dërgimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës ka futur në përplasje edhe palët politike në Tiranë.

Partia Socialiste i ka kërkuar llogari kreut të PD-së, Lulzim Bashës për rolin, që ky i fundit ka pasur në institucionet ndërkombëtare të atashuara në Kosovë në vitin 1999, por edhe mbi pretendimet për fshehjen e një kaste, në të cilën presupozohet të ketë pasur filmime nga masakra e kryer nga serbët në zonën e Krushës së Madhe në Kosovë. 

Gazetari Ben Andoni i pranishëm në studion e Euronews Albania foli për qëndrimin e Tiranës, por edhe raportin që ka ndërtuar kryeministri Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Rama dhe Vuçiç kanë ditur të përdorin njëri-tjetrin për kapital të brendshëm politik duke thënë se kjo lojë është favorizuar edhe nga opozitat, të cilat sipas Andonit janë të dobëta si në Shqipëri ashtu dhe në Serbi.

“Të dy kanë përdorur njëri-tjetrin. Pozicioni i Vuçiç është shumë i vështirë jo se ka një opozitë të fortë, por për shkak të strukturave që janë të gati të njëjtë. Problemi është se kanë opozita të dobëta. Marrëdhënia e këtyre figurave në vitet e fundit kanë treguar se dinë ta shfrytëzojnë njëri-tjetrin. Rama për shkak të minishengenit e ka shfrytëzuar dhe me këtë ka treguar imazhin e Shqipërisë në Evropë.  Ka treguar imazhin ne një vendi, që kërkon një lloj paqeje në Ballkan. Të dy jetojnë shumë mirë me njëri tjetrin, kanë një simbiozë të mrekullueshme, kanë edhe batutën që u shkon. Por ka një problem, sepse Vuçiç ka qenë ministër i propagandës dhe nuk mund t’i shmanget kësaj retorike”, tha gazetari. 

Gazetari Andoni thotë se përballja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë do të jetë shumë e vështirë. Sipas tij, pjesa dërrmuese e akuzave ndaj tyre është e “mbathur me shqiptarë”, kryesisht të atyre, të cilët janë më pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në Kosovë, kishte kohë që për Thaçin, për Veselin, flitej hapur që do shkojnë në Hagë. Tani problemi është se ne do presim provat. Fakti që këta njerëz në hetimin paraprak kaluan orë të tëra tregon se përballja do të jetë e vështirë.  Nuk është e vërtetë se nga LDK-ja janë bërë pak, por ka shumë vrasje, ka numra të mëdha. E gjithë akuza, është e mbathur me shqiptarë, dhe ne e shikojmë në ditët në vijim, që akuza ka brenda shumë individë shqiptarë. Absolutisht shkojnë individë”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

Pati kontakt me një të infektuar, del rezultati i tamponit të Boris Johnson!

Ngjarja e ardhëshme

Delegacionet turke dhe ruse diskutojnë për armëpushimin e Malësisë së Karabakut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian