Raketat e reja hepersonike të Penianit nuk mund të kapen nga radat amerikanë të Seulit

E njohur si KN-23, raketa hipersonike (me shpejtesi maksimale disa here me e madhe se ajo e zerit) koreano-veriore ishte në qendër të paradës së 75 vjetorit të partisë komuniste në fundjavë.

Ajo raportohet se është testuar vazhdimisht që prej vitit 2019, dhe Korea e Jugut ka pranuar se sistemet anti-raketore amerikane AEGIS nuk mund ta gjurmonin në fluturim dhe jo më ta neutralizonin.

Kjo mund të jetë një ndryshuese e rregullave të lojës në rajon nëse ka preçizionin e goditjes ndaj fushave ajrore në Korenë e Jugut.

Në kundërpërgjigje të sistemeve amerikane të Koresë së Jugut, Veriu ka investuar në sistemet elektronike të afta të zhurmojnë radarët armikë, dhe i ka integruar ato në një numër armatimesh.

Teknologjia nuk është integruar vetëm në raketat vendase por dhe në sistemet mbrojtëse të vendeve partnere si Irani e Jemeni, të cilat raportohet se mbështeten gjerësisht në teknologjinë e Penianit për sistemet e tyre raketore.

Dhe në fakt teknologjia koreane e shmangies së radarëve është përgjegjëse për disa nga raketat jemenite që kanë shmanguar me sukses në 2017 sistemet amerikane mbrojtëse të Arabisë Saudite.

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 1.614 raste të reja dhe 1.301 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Chelsea me dy ndryshime thelbësore në Stamford Bridge – krijohen pakënaqësi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian