Rajoni ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende dhe maska është e detyrueshme

Rastet me COVID-19 janë duke u rritur ndjeshëm në të gjitha rajonet e Kanadasë, por është një prej tyre ku virusi nuk ka mbërritur ende. Nunavut është rajoni më verior i vendit dhe me popullsi më të vogël.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e pandemisë në këtë
zonë nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19, kjo falë masave të
menjëhershme të marra nga autoritetet dhe izolimit natyral që dallon
territorin, raporton A2.

Në mars, kur kufijtë e të gjithë botës u mbyllën edhe
zyrtarët e Nunavut vendosën të ndërmerrnin të njëjtën masa për t’u përballur me
rrezikun. Dhe në këtë mënyrë vendosën disa nga rregullat më të ashpra të
udhëtimit, duke i ndaluar hyrjen çdo të huaji që nuk ishte rezidentë.

Ndërsa qytetarët që ktheheshin nga jashtë janë të detyruar
të qëndrojnë për dy javë në hotele të dedikuara, në qytetin e Winnipeg, të
kontrolluar me roje. Që nga ajo kohë rreth 7000 banorë kanë kaluar izolimin në
këto qendra izolimi.

Mes të tjerash, në të gjithë rajonin e Nunavut mbajtja e maskës është e detyrueshme, pavarësisht mungesës së rasteve. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Byrek me Qumësht dhe Vezë – Shije Fantastike në Tryezë

Ngjarja e ardhëshme

Publikohen foto nga skandali seksual i lojtarit të madh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian