Raiola ka rënë dakord për largimin e Haaland nga Dortmundi

Sulmuesi i talentuar norvegjez, Erling Haaland, në fillim të këtij viti u transferua te Borussia Dortmund, nga austriakët e Salzburg.

Pas një sezoni të shkëlqyer në klubin austriak, Haaland vendosi të ndryshojë skuadër dhe u transferua te Dortmund për 20 milionë euro.

Ai nënshkroi kontratë katër vjeçare me gjermanët, por është spekuluar se nuk do të qëndrojë për shumë kohë aty.

Mediet në Spanjë raportojnë se agjenti i tij, Mino Raiola ka rënë dakord për largimin e Haaland nga Dortmundi në vitin 2022, për një shumë prej 75 milionë euro.

Real Madrid e mirëpresin këtë mundësi, dhe mbesin favorit për transferimin e norvegjezit.

Kontrata e Karim Benzema përfundon në verën e vitit 2022, dhe Haaland do të ishte një zëvendësues ideal i francezit.

Benzema në vitin 2022 do të jetë 34 vjeçar, dhe Real do të shikojë për zëvendësimin e tij.

Ngjarja paraprake

Zaev: ë mos gr upohemi nëpër shtëpi për festat e dimrit

Ngjarja e ardhëshme

Şentop: Ndalimi i fëmijëve në Francë, "banditizëm"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian