Raiola i ofron Barçës ish-yllin e Serisë A, Koeman e injoron

Mino Raiola ka provuar të bëjë goditjen e tij në fundin e merkatos, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për super menaxherin.

Barcelona, në fakt, i ka thënë jo Moise Kean, futbollist që konsiderohej një nga talentet më premtues jo vetëm të futbollit italian, por i gjithë panoramës së futbollit.

I rritur në Torino, ai ka shkuar tek Juventus dhe ka shënuar shumë gola, duke siguruar një vend në ekipin e parë. Krahasimet me Mario Balotelli-n nuk kanë vonuar, për shkak të origjinës së tij afrikane dhe pozicionit në fushën e lojës.

Pasi u huazuar te Verona, është kthyer te bardhezinjtë, duke luajtur pak minuta, por duke marrë shumë elozhe. Dhe në verën e 2019-ës, Everton ka vënë bast tek ai, duke paguar 27 milion e gjysmë euro. Paraqitjet e lojtarit nuk kanë qenë në lartësinë e shumës së shpenzua dhe duket se as Carlo Ancelotti nuk e shpëton dot.

Raiola ka provuar ta transferojë te Messi me shokë, por Bartomeu dhe Koeman nuk e kanë marrë as në konsideratë.

Ngjarja paraprake

Zyla nga SHBA: Fushata e Trump do të ndryshojë tërësisht

Ngjarja e ardhëshme

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian