Rahoveci nderon dëshmorët, Latifi: Janari skuqi me gjak të pastër tokën shqiptare

Në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj”, sot u kujtuan katër dëshmorët që kanë rënë më 27 janar të vitit 1990.

Komuna e Rahovecit organizoi manifestimin përkujtimor në nderim të dëshmorëve, Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. Aty u tha se historikisht, muaji janar skuqi me gjak tokën shqiptare për liri dhe çlirim.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se veprimtaria e fshehtë atdhetare ishte domosdoshmëri, e cila shpërfaqej edhe me demonstrata.

“Në periudha te ndryshme historike, janari është muaji që skuqi me gjak të pastër tokën shqiptare. Ai na i kujton Skënderbeun, frymëzimin, epokën e Ismail Qemalit qe shpalli pavarësinë në Vlorë, e rolin e madh. Rezistenca e shqiptarëve, përkundër gjithë kësaj vazhdoi, armiqtë tanë nuk lanë gur pa lëvizur që të na vrasin e të na ndalin, të në frikësojnë që ne të nënshtrohemi, ai organizoi kurthe, e nuk la gjë pa bërë qe te shuhet zjarri liridashës për ta dëmtuar rezistencën tonë”, u shpreh Latifi.

Në këtë akademi përkujtimore, i pari i Rahovecit shtoi se rruga e lirisë i kushtoi edhe katër dëshmorëve që ranë me 27 janar të vitit 1990.

“Organizatat e fshehta atdhetare në gjirin e vet kishin djemë të organizuar që mobilizonin liridashës, si Agron Fetahu e shumë vëllezër e motra që me vullnet, vendosmëri, shpirt revulucionar e guxim u përkushtuan në rrugën e nderit dhe lavdisë për të mirën e popullit. Në frymën e këtyre zhvillimeve, me 27 janar 1990, një grup protestuesish të organizuae nga Agron Fetahu në Celinë, ishin nisur nga ky fshat drejt Krushës së Madhe, me plot lrushianë e me Halim Hotin i priti atdhetari i paepur në Nagavc, ku të bashkuar me shumë demonstrues, duke u bërë me mijëra vazhduan drejt Brestovcit për Rahovec. Mirëpo, në Brestoc policia speciale serbe kishte vendosur pritën dhe fillimisht veproi me gazlotsjellës, e më pas përdori arnët e zjarrit kundër demonstruesve per t’i vrarë e përgjakur ata. Demonstrata u përgjak, por rruga nuk mund të ndalej, sepse nuk mund të fikej zjarri i shpirtit të liridashëve”, shtoi ai.

Ish-veprimtari, Dervish Çadraku tha se janari kujton sakrificën sublime të burrave dhe grave nga Kosova.

“As vrasjet dhe as burgosjet me shumë vite burg, nuk do të shuanin dëshirën për luftën për liri. Sa më të përgjakshme që ishin rëniet, aq më të vrullshme ishin ngritjet. Ky vrull rinor do të shpërndahej edhe me 27 janar të vitit 1990, kur karvani me Nesimi Elshanin në ballë u nis nga Celina, Krusha e Madhe, Hoça e Vogël, Brestovci me qëllim për tu bashkuar me protestuesit benda në qytetin e Rahovecit dhe pse duar thatë e pa ju trembur syri ata vuan gjoksat përballë tytave te milicisë serbe”, u shpreh ai.

Në 33 vjetorin e vrasjes së katër dëshmorëve, zyrtarë nga komuna e Rahovecit bënë homazhe në Celinë e Nagavc, më pas në fshatin Krushë e Madhe, Hoçë e Vogël e Brestoc.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri i Polonisë, Morawiecki: 250 tanke i kemi dërguar Ukrainës

Story i radhës

Meta: Tre porositë e para Rama ia dha McGonigal për mua. Këta persona janë takuar dhe me prokurorë dhe me gjykatës

Të fundit nga