Radhë të gjata “për një copë bukë” në Beograd

Gjatë fundjavës, “Kuzhina e Solidaritetit” gatoi dhe shpërndau ushqim në Beograd për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Dhe se në kryeqytetin e Serbisë, ka shumë që kanë nevojë për ushqim, e cila gjë u dëshmuar përmes turmave të mëdha që ndodhën pranë monumentit të Vukut – rreth orës 16:00, raporton vijesti.me.

“Kuzhina e Solidaritetit ofron ushqim dhe forma të tjera të ndihmës për ata që kanë më së shumti nevojë. Ne u përgjigjemi problemeve të varfërisë dhe urisë me solidaritet dhe ndihmë të ndërsjellë”, deklarojnë vullnetarët.

“Kuzhina e Solidaritetit” u formua nga nevoja për t’iu “përgjigjur problemeve të kudogjendura të varfërisë dhe urisë, të cilat janë veçanërisht të theksuara në situata krize, me solidaritet dhe ndihmë të ndërsjellë”.

Vullnetarët gjithashtu theksuan se ato janë të organizuara mbi parimet e ndihmës së ndërsjellë dhe demokracisë së drejtpërdrejtë dhe nuk lejohet ndonjë diskriminim.

Ngjarja paraprake

​Zbulohet sekreti: Angelina Jolie po shkruan një libër mbi të drejtat e njeriut

Ngjarja e ardhëshme

Shahpaska thekson se për momentin nuk mund të flitet për mbylljen e çerdheve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian