radev maqedonia e veriut ende nuk eshte larguar nga retorika parazgjedhore 66e4392803783

​Radev: Maqedonia e Veriut ende nuk është larguar nga retorika parazgjedhore

September 13, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev tha sot se pret që dëshira për dialog e shprehur nga homologia e tij e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, të bëhet një politikë konsistente.

“Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i përmbushë të gjitha zotimet që ka bërë ndaj nesh në baza bilaterale dhe ndaj Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mund të ndërtojmë plotësisht marrëdhëniet tona”, tha Radev para takimit të tij me presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova.

Kjo e fundit ndodhet në Bullgari për turneun në Sofje të operës dhe baletit kombëtar të Shkupit, i cili do të interpretojë “Nabucco” të Verdit në Operën dhe Baletin e Sofjes.

Sipas Radevit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk është larguar nga retorika parazgjedhore.

“Le të qetësohen pasionet dhe të kthehen në realizëm, dhe ai [realizmi] është shumë i qartë – marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të ndërtohen në bazë të marrëveshjeve dhe konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha Radev.

Ai theksoi se muzika dhe kultura janë sfera që i afrojnë njerëzit dhe Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria pret që ky dialog jo vetëm të kontribuojë në afrimin tonë kulturor, të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin, por edhe të zgjidh përfundimisht çështjet e hapura mes nesh”, tha Radev.

Ai komentoi se angazhimi i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Korridorin 8 të Transportit do të jetë tregues i qartë i ambicieve reale evropiane të Shkupit për më shumë lidhje dhe siguri në rajon. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kryeministri bullgar gllavcev nuk kemi cfare te rinegociojme me maqedonine e veriut 66e43223b6e1f
Story i mëparshëm

Kryeministri bullgar Gllavçev: Nuk kemi çfarë të rinegociojmë me Maqedoninë e Veriut

qendra e studenteve hap dyert per pranim te rreth 4 mije studenteve 66e43bbf633b5
Story i radhës

​Qendra e Studentëve hap dyert për pranim të rreth 4 mijë studentëve

Të fundit nga

ShkoLartë