Radev: Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim

Një tjetër provokim, akt barbar dhe pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut, kështu e cilëson djegien e hyrjes së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Radev thotë se “institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj gjeneratave të reja dhe të mos lejojnë urrejtjen të sundojë hapësirën publike”, përcjell “BGNES”.

“Duam të besojmë”, thekson Radev në qëndrimin e shpallur nga shërbimi për shtyp i kreut të shtetit, “se thirrjet që dëgjojmë sot nga institucionet zyrtare në Maqedoninë e Veriut – kërkimin e autorëve të këtij akti barbar, do të realizohen në veprim”.

“Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim, pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut. E toleruar pak a shumë nga autoritetet zyrtare, prej vitesh gjeti shprehje në prishjen e monumenteve, pllakave përkujtimore, përdhosjen e varrezave ushtarake që lidhen me bullgarët dhe historinë tonë të përbashkët.

Duke fyer dhe shtrembëruar tekstet historikisht të vërteta për Bullgarinë dhe bullgarët në tekste shkollore, libra, filma, mbishkrime në muze dhe vende publike, helmon dhe vazhdon të helmojë mendjet e shumë brezave dhe të pengojë zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve”, thotë Radev.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dieta me magnez: Për ata që duan të jetojnë gjatë

Story i radhës

Më 13 qershor hapet pishina e Gërmisë, nuk është bërë asnjë investim, çmimet nuk lëvizin

Të fundit nga