Radari i policisë regjistroi një vozitës me 212 kilometra në orë në autostradën Tetovë – Gostivar

Në kuadër të kontrollit të djeshëm për vozitje të shpejtë me ndihmë të radarit në autostradën Tetovë – Gostivar zbuloi një vozitës i cili lëvizte me 212 kilometra në orë. Aksioni është kryer në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 20:00.

“Në aksioni kontrollues, u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 101 vozitës të cilët e tejkaluan shpejtësinë e lejuar në rajonin e Tetovës. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme në këtë periudhë u realizua edhe aksion kontrollues për drejtimin e automjeteve nën ndikim të alkoolit. Në këtë aksion u sanksionuan katër vozitës të cilët drejtuan automjetet me prani të alkoolit më shumë se që lejohet”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Gjatë aksionit kontrollues janë konstatuar edhe 32 lloje të tjera të kundërvajtjeve prej të cilave më së shumti për drejtim të automjeteve pa patent shofer, vozitës-fillestarë,…

Ngjarja paraprake

Bashkimi Evropian miraton rregulla të reja për operimin e dronëve

Ngjarja e ardhëshme

Lukaku do të mungojë kundër Sampdoria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian