Qyteti me temperaturën –50 gradë kandidon për…

Deri më tani i kanë bërë të gjitha gjërat si duhet: Kanë kryer prezantimin, kanë një logo, maskotën dhe përmes një konference për shtyp të kryetarit të Bashkisë kanë konfirmuar kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2032. Natyrisht që kandidatura nuk është dërguar ende në zyrat e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), pasi zyrtarisht gara hapet në vitin 2023.

Bëhet fjalë për qytetin finlandez të Salla, që kërkon të lëshojë edhe një mesazh e tërheqë vëmendjen e botës: Stop ngrohjes globale.

Kryetari i Bashkisë së Salla, Erkki Parkkinen, ka folur për mediat për këtë ide: “Ideja është e qartë, ne duam që qyteti i Salla të qëndrojë ashtu si është, me dimrin e ftohtë. Sezoni veror tek ne sa vjen e bëhet më i ngrohtë, ndërsa sezoni dimëror sa vjen e shkurtohet”.

Në qytetin e Salla temperatura gjatë dimrit shko deri në -50 gradë celcius, duke qenë një nga zonat më të ftohta në botë

. “Nëse Salla është vendi më i mirë për të mikpritur Lojërat e vitit 2032, do të thotë se temperatura nuk ka reshtur të rritet dhe se klima po ndryshon shumë shpejt”, tha Parkkinen.

Ngjarja paraprake

Një yll në qiell, dhurata e veçantë për ditëlindjen e Çiljetës

Ngjarja e ardhëshme

Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian