Qyteti i Shkupit, aksion pranverorë për pastrim

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ndërmarrjet komunale filloi me aksionin për pastrimin e hapsirave publike në të gjitha komunat e kryesqendrës. Aksioni do të zgjasë deri më 27 maj, ndërsa do të angazhohen ndërmarrjet publike parqet dhe gjelbrimet, higjiena komunale, ujësjellësi dhe kanalizimet dhe ndërmarrja publike rrugët dhe rrugicat.

“Aksioni i madh prandverorë në komunat e Shkupit përfshinë aktivitete për pastrimin e bulevareve dhe rrugëve edhe atë pastrim me dorë dhe me makineri, mbledhjen e mbeturinave të forta në lokacione të caktuara, sanimi i rrugëve të dëmtuara, vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të komunikacionit në rrugët që janë në kopetencë të qytetit, mbjelljen e luleve dhe rregullimi i gjelbërimeve, largimi i qenëve të rrugës, pastrim dhe sanim i linjave fekale, për çka do të aktivizohet makineria për pastrimin e rrjedhave të shiut në bulevarde dhe rrugë.”, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Ndërmarrja e hogjienës komunale është në shërbim të qytetarëve tha drejtori i kësaj ndërmarrjeje Zudi Enuzi Koka, i cili pret edhe ndihmën e qytetit por edhe të Qeverisë, pasi rritja e çmimit të energjenseve ndikon edhe në punën e kësaj ndërmarrjeje.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve, mund të tregoj se ne në ditë grumbullojmë 500 deri në 600 tonelata mbeturina. Pa dyshim se kemi harxhime të mëdha, çmimet janë të alrta tash, ajo që është planifikuar në vitin 2021 çmimet e vitit 2022 nuk janë të njejta prandaj presim ndihmë.”, tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi Koka.

Kryetarja Arsovska tha se nuk do të mungojë përkrahja e qytetit të Shkupit që ndërmarrjet komunale të kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve, por siç tha ajo Bashkësia e Njsive të Pushtetit lokal i ka kërkuar ndihmë edhe qeverisë që të ndihmohen sidomos komunat më të vogla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE do të rrisë mbështetjen financiare për furnizimet ushtarake për Ukrainën

Story i radhës

Tetovë, drejtoreshës së shkollës i kërkohet dorëheqje në emër të kryetarit

Të fundit nga