Qyteti i New Yorkut mbyll 169 shkolla shkaku i rritjes së rasteve me COVID-19

Një total prej 169 të shkollave publike janë mbyllur në zonat ku ka rritje të rasteve me COVID-19 në qytetin e New Yorkut, sipas kryetarit, Bill de Blasio.

Fillimisht, 108 janë mbyllur në bashkëpunim me shtetin. Kufizimet e reja kërkuan që edhe 61 të tjera të mbyllen, raporton CNN.

“Shkollat që ishin mbyllur më parë do të qëndrojnë të mbyllura edhe për dy javë të tjera”, tha de Blasio.

Për më tepër, ka 308 shkolla në zonën e verdhë që do të fillojnë testimin e detyrueshëm javor duke filluar nga 9 tetori.

Të gjitha bizneset jo-thelbësore do të mbyllen, restorantet do të punojnë vetëm me shërbimin “merre me veti”, mbledhjet masive janë të ndaluara dhe shtëpitë e adhurimit mund të funksionojnë me kapacitet prej 25 për qind.

Ndryshe, qyteti i New Yorkut deri më tani ka regjistruar mbi 251 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 23852 njerëz.

Ngjarja paraprake

Analisti i njohur “shpërthen” ndaj presidentit Meta: Është i padëmshëm, i pa kulturuar

Ngjarja e ardhëshme

Pasioni nuk ulet nga prezervativi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian