qyteti i milanos nuk do qe aeroporti i tij te quhet berlusconi kerkesa ne gjykate 66fa42c081e4e

Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

September 30, 2024
1 minut lexim

Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian.

Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile.

Zakonisht kalojnë 10 vjet pas vdekjes së një personi të famshëm përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala pretendon se Salvini e bëri këtë veprim pa përfshirë kompaninë që menaxhon aeroportin – SEA ose këshillat lokale.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin për të riemërtuar aeroportin Malpensa të Milanos dhe ka pasur protesta kundër tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

parashikimi i motit si do te ndryshojne temperaturat gjate dites 66fa3b911aae1
Story i mëparshëm

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

sara gjordeni do ju shkrije zemren me kete dedikim 66fa4524d2d78
Story i radhës

Sara Gjordeni do ju shkrijë zemrën me këtë dedikim

Të fundit nga

ShkoLartë