Qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe se janë konfirmuar 104 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 16 mijë e 606, me gjithsej 652 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Hithra, Rradhiqe dhe Rukola – Pse Duhet T’i Konsumoni Çdo Ditë

Ngjarja e ardhëshme

A Ka Një Lidhje Mes Kripës Dhe Stresit – Çfarë Duhet Të Keni Kujdes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian