Qytetari akuzon Komunën e Drenasit për keqpërdorim me gypa të kanalizimit

Një qytetar i Komoranit ka lëshuar akuza për keqpërdorim nga ana e Komunës së Drenasit.

A.M, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, tregoi se si një kompani që fitoi tender nga kjo komunë, ka bërë mashtrime sa u përket gypave për kanalizim, duke i prezantuar tjerë, e duke i blerë e vendosur gypa me cilësi më të dobët.

“Komuna e Drenasit ka paguar gypa të kualitetit Esen 8, (me ngjyrë të verdhë) kurse mbi 70% janë ngjitur në teren Esen 4 (të paraqitur me ngjyrë të kaltër) që është kualitet shumë i dobët dhe pakrahasimisht më i lirë pavarësisht se në paramasë është paguar si Esen 8” tha ai.

Postimi:

Kërkoj nga organet e drejtësisë që këtë keqpërdorim të kompanisë “Milazim Shala” nënkontraktor i kompanisë së Ramiz Lladrovcit në “Ferronikel”, kompania kampion në Komunën e Drenasit për marrjen e tenderave, ku ka marrë mbi 20 tenderë për një vit, që njëkohësisht kjo firmë ka blerë mjete pune nga kompania e

Ramiz Lladrovci

t të hetohet për kurdisje të tenderëve në Komunën e Drenasit pasi ka lidhje direkt me kryetarin Lladrovci.

Komuna e Drenasit ka paguar gypa të kualitetit Esen 8, (me ngjyrë të verdhë) kurse mbi 70% janë ngjitur në teren Esen 4 (të paraqitur me ngjyrë të kaltër) që është kualitet shumë i dobët dhe pakrahasimisht më i lirë pavarësisht se në paramasë është paguar si Esen 8.

Materiali që duhej hedhur mbi këta gypa ishte dashur të hedhej zallë i imët edhe në këtë rast nuk ka ndodhur sepse është hedhur zallë i trashë.

Ky keqpërdorim ka ndodhur në Lagjën Vrellaku në Baicë.

Hajnia ka emër!

Ngjarja paraprake

Fjalët e para të Sampaolit si trajner i Marseille

Ngjarja e ardhëshme

Lajm i keq për Liverpoolin, superkompjuteri parashikon renditjen e klubeve në Premier Ligë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian