Qytetarët të shqetësuar nga sulmet e qenve endacakë, veterineri tregon faktorët e agresivitetit

Problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për qytetarët e Prishtinës. Shumë nga ta kanë dërguar edhe fotografi e video në adresë të televizionit për të ngritur shqetësimin e tyre. Veterinari Albatrit Halili thotë se ka disa arsye pse ndodhin sulmet nga qentë, përderisa Komuna e Prishtinës premton zgjidhje të problemit.

Qytetarë të shumtë të Prishtinës kanë raportuar në vazhdimësi në TV Dukagjini për sulmet e qenve endacakë.

Disa ankohen se po i gjejnë te dyert e banesës e disa thonë se janë sulmuar duke e kaluar rrugën.

Veterinari Albatrit Halili thotë se agresiviteti te qentë në Kosovë vjen për shumë arsye.

“Kastrimi e sterilizimi i bëjnë më të urtë e më të butë por nëse qeni ka vështirësi me gjet ushqimin ndikon në psikikën e tij. Tjetri faktorë është si pranohen në shoqëri ai qen pasi që ka ndryshuar territor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, veterinari Albatrit Halili.

Më tutje veterinari thotë se qytetarët nuk duhet të shfaqin ndjenja frike ndaj qenit dhe në asnjë moment nuk duhet të tentojnë ta sulmojnë atë, derisa pajtohet se ky problem duhet të ketë zgjidhje institucionale.

Nga ana tjetër Komuna e Prishtinës i tha RTV Dukagjinit se është në proces të kompletimit të procedurave të prokurimi për ndërtimin e strehimores së qenve.  Me datë tetë tetor Komuna ka shpallur njoftimin për kontratë.

Ndërsa komuna është ende në procedura të prokurimit rreth gjetjes së një zgjidhjeje, së fundit janë raportuar edhe raste të reja të sulmeve nga qentë, sidomos ndaj fëmijëve.

Ngjarja paraprake

Rusia aprovon testimin e vaksinës për koronavirus për vullnetarët mbi 60 vjet

Ngjarja e ardhëshme

SHBA kërkon që Azerbajxhani dhe Armenia të zbatojnë armëpushimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian