Qytetarët shqiptar të RMV-së ftesë DIASPORËS që të regjistrohet (VIDEO)

Regjistrimi i diasporës shqiptare është tejet i rëndësishëm dhe ata medoemos që duhet të regjistrohen pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do të realizojnë të gjitha të drejtat e tyre në shtetin amë, duke filluar nga votimi në zgjedhje e deri tek kontributi në paraqitjen e numrit real të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu janë shprehur qytetarët gjatë një ankete të realizuar sot në Shkup.

“Benefiti i regjistrimit është që të dihet popullsia se kush sa është. Jo më nënçmime, jeni pak, bëni kështu, çka po dëgjojmë në kuvend, çdoherë këto fjalë, po marrin shqiptarët 20% me zor, e tash le të del çka të del, duhet të vërtetohet.”

“Është e rëndësishme jo vetëm të qenit rezident në këtë shtet, ata nuk janë rezident, jetojnë jashtë, mirëpo tokat, familjet i kanë këtu dhe duke qenë të regjistruar, duke qenë pjesëmarrës në këtë proces ata do të ridëshmojnë edhe njëherë pjesëmarrjen e tyre qytetareske përmes pjesëmarrjes së tyre. Është e rëndësishme që ata të realizojnë të drejtën e votës këtu sepse nëse nuk regjistrohen ata nuk do të mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë.”

Qytetarët gjithashtu thonë se regjistrimi i familjarëve tanë që jetojnë në DIASPORË do të na mundësoj neve që jetojmë në Maqedoni të Veriut ndarje të të mirave të shtetit në mënyrë të drejt dhe proporcionale.

“Sa më shumë duhet të regjistrohet diaspora. Mendoj se kështu do të jemi sa më shumë.”

“Padyshim që duhet të regjistrohen, ajo është në dobi tonën, përfitojmë ndarje të të mirave në mënyrë proporcionale”

“Normal që është e rëndësishme sepse njëherë e përgjithmonë duhet të dimë se sa popullatë jemi. Familjarë kemi plot të jetojnë në diasporë dhe i kisha lutur ata që masovikisht të regjistrohen dhe ta dimë numrin e saktë se sa jemi.”

Qytetarët e anketuar u bënë thirrje familjarëve të tyre që tashmë janë regjistruar, të ndihmojnë në procesin e regjistrimit të gjithë të tjerët që ende nuk e kanë kryer këtë obligim dhe nëse e do nevoja dhe të ndihmojnë ata që kanë vështirësi, pasi që ky është proces i rëndësishëm për të gjithë ne.

Ngjarja paraprake

Manastirliu: Do të intensifikojmë vaksinimin në gjithë vendin

Ngjarja e ardhëshme

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Drenas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian