Qytetarët po përdorin çdo ditë e më shumë shërbimet në e-Albania

Rritja e numrit të shërbimeve online pa pasur nevojë të paraqiten pranë institucioneve ka bërë që numri i përdoruesve të rinj në portalin E-Albania të rritet ndjeshëm. Gjatë muajit Shtator janë shtuar 51 mijë përdorues të rinj.

Statistikat mujore të portalit tregojnë se shërbimet janë përdorur mbi 1.4 milionë herë ndërsa numri i vizitorëve i kalon 6 milionë.

Gjatë Shtatorit shërbimi më i përdorur është certifikata familjare me mbi 207 mijë aplikim. Shërbimi i dytë është vërtetimi për pagesë të kontributeve për individin.

Ndërsa shërbimi i tretë më popullor në e-Albania ka qenë certifikata personale. Aplikimi i formularit për lëshim pasaporte për herë të parë ishte 72 mijë.

Qytetarët Shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti ishin 67.7 mijë duke e kthyer këtë shërbimin e pestë më të përdorur ndërsa më pas vijnë me radhë dëshmitë e penalitetit, deklarimi pagesës së kontributeve nga punëdhënësit, karta e shëndetit, faturat e energjisë dhe në fund ekstrakt i thjeshtë biznesi.

/PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Dortmund pret një humbje prej 80 milionë euro

Ngjarja e ardhëshme

Basha pret komisionerin europian: Miratimi i njëanshëm i reformës zgjedhore cënon zgjedhjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian