Qytetarët kërkojnë që Qeveria të heqë masat anti-covid

Masat anti-covid duhet të largohen. Kështu thonë qytetarët lidhur me paralajmërimet nga qeveria se do të ketë ndryshime.

Qytetarët thonë se Qeveria me siguri do të marrë masën më të mirë të mundshme. Ata thonë se kanë besim në autoritetet vendore dhe ato mjekësore.

E për dikë masat janë të pakuptimta në jetën e përditshme, e për dikë virusi vazhdon të jetë konspiracion e të mos ekzistojë.

Ndryshe, Qeveria sot pritet të vendosë nëse masat anti-covid do të hiqen në tërësi në terrenin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndër masat aktive në vend për momentin janë bartja e maskës në hapësira të mbyllura, certifikata e vaksinimit për të hyrë në qendra të mbyllura tregtare dhe territorin e shtetit ose PCR testi.

Story i mëparshëm

Këto janë vendet ku do ketë ndërprerje të rrymës

Story i radhës

Xavi: Depay është një lojtar i rëndësishëm për ne

Të fundit nga