Quaresma “bën punën” e barelës

Ricardo Quaresma mbahet mend si lojtar me teknikë të lartë dhe që me vizionin e tij nga minuta në minutë mund të “shpikë” diçka për të fituar ndeshjen.

Megjithatë, nuk ka qenë ky rasti në mbrëmjen e së hënë teksa ishi i Interit, tashmë i rikthyer në vendlindje ku aktivizohet me Victoria Guimaraes, ka harruar për një moment profesionin dhe i ka takuar të bëjë një tjetër rol.

Teksa skuadra e tij po mundej nga Belenenses me rezultatin 1-0, kundërshtarët po bënin gjithçka për të vonuar lojën dhe për të marrë fitoren, ndërsa një prej tyre shtrihet në fushë duke pretenduar se ishte i dëmtuar.

Këtu futet në rol Quaresma, i cili kupton situatën dhe nuk pret stafin mjekësor, por menjëherë merr në krahë kundërshtarin për ta dërguar jashtë vijave të fushës dhe në këtë formë loja mund të rifillonte pa humbur shumë minuta.

Në fushë të gjithë mbetën të habitur, ndërsa ky gjest shkaktoi tension me Quaresman që nuk i shpëtoi kartonit të verdhë.

Një gjest ky i luzitanit që tashmë është shndërruar në viral në rrjetet sociale dhe është shpërndarë kudo, ndërsa Quaresma për fat të keq pavarësisht dëshirës së madhe, sërish nuk ia doli të fitonte ndeshjen por së bashku me shokët e skuadrës dolën të mposhtur nga transferta e Belenenses.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon paga më të larta

Story i radhës

Çfarë të thuash kur je në një intervistë pune dhe ngec në një pyetje

Të fundit nga