qoku ne zgjedhje me len in garoj si vetevendosje 65b2c7b6d5d27

Qoku: Në zgjedhje me LEN-in garoj si Vetëvendosje

January 25, 2024
1 minut lexim

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoni, Bekim Qoku në një intervistë për Alsat tha se Vetëvendosja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni merr pjesë përmes tij, si aktivist i Lëvizjes. Ai tha se në këtë fushatë lëvizja Vetëvendosja do ta ndihmojë atë dhe LEN-in

“Para do kohësh unë sapo mbylla një vizitë bashkë me krerët e LEN-it në Amerikë dhe atje unë shkova si anëtarë i Vetëvendosjes, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, nuk shkova si Bekim Qoku. Pra Vetëvendosje këtu merr pjesë përmes meje si aktivist i kësaj Lëvizje edhe unë gjej mbështetjen e Vetëvendosjes këtu duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Në vitin 2020 nuk kishim përfaqësues, në këtë rast do të kemi edhe kandidat. Kështu që Lëvizja Vetëvendosje është këtu do të jetë pjesë e fushatës, do të më ndihmojë mua edhe aq sa mundet edhe LEN-in”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

spasovski do te habiteni se kush jane te involvuar ne kete krim nga mpb te gjykatat prokurori 65b2c68f61b68
Story i mëparshëm

Spasovski: Do te habiteni se kush janë te involvuar ne këtë krim, nga MPB te gjykatat, prokurori….

softa qe te ndertosh nje kulle me pare duhet te kesh infrastrukturen e duhur duhet te kesh rruge dhe uje 65b2c91eaa557
Story i radhës

Softa: Që të ndërtosh një kullë, më parë duhet të kesh infrastrukturën e duhur. Duhet të kesh rrugë dhe ujë

Të fundit nga

ShkoLartë