Qeveria:Personat me aftësi të kufizuara janë të liruar nga participimi për studim

Në koordinim me Trupin koordinues për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë të lirohen nga participimi për studim.

Me këtë Dekret, Qeveria u mundëson të gjithë personave me aftësi të kufizuara të regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, të jenë të liruar nga participimi.

Ky Dekret u mundëson personave me aftësi të kufizuara t’i realizojnë potencialet e veta dhe zhvillimin personal në bazë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë për t’u përfshirë në proceset e arsimit të lartë dhe për institucionet arsimore është një nxitje për të përshtatur kushtet dhe programet arsimore për këta bashkëqytetarë.

Në këtë mënyrë personat me aftësi të kufizuara zhvillojnë kompetenca në përputhje me preferencat e veta dhe bëhen konkurrent në tregun e punës.

Me këtë Dekret, përveç të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nga participimi i shkollimit përjashtohen edhe personat me status të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, prindërit e papunë të fëmijëve dhe personat me statusin e invalidit të luftës.

Për realizimin e kësaj të drejte, parashtruesi dorëzon kërkesë me konstatim dhe mendim nga Shërbimi për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve në ISHP Qendra Shëndetësore-Shkup në bazë të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionalitetit (KNF), si model i ri që rezulton nga reforma e zbatuar nga Trupi nacional koordinues për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e cila përjashton modelin aktual mjekësor të kategorizimit kundrejt vlerësimit të aftësive dhe kapaciteteve funksionale të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas nenit 24 nga Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë të drejt të arsimimit pa përjashtim dhe diskriminim me qëllim të zhvillimit maksimal të potencialit njerëzor.

Me sjelljen e këtij Dekreti, të drejtët ë lirimit nga participimi patën vetëm disa kategori të personave me aftësi të kufizuara, që praktikisht i vendoste të tjerët në një pozitë të nënrenditur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Banorët i kërkojnë Ramës të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues të “Kalabrisë”

Story i radhës

Arrestohet një inspektore në Maqedoni, dyshohet për “mit-marrje”

Të fundit nga