Qeveria solli vendim për hapje të kufijve për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe BeH-së pa test negativ PCR

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Qeveria në mbledhje të sotme solli vendim për hapje të kufijve dhe mundësim të hyrjes së papengueshme të shtetasve të Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës pa test negativ PCR. Vendimi hynë në fuqi nga e hëna, 12 tetor 2020.

“Në bazë të koordinimit me ministritë e Shëndetësisë të rajonit, sot, në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sollëm vendim të mundësojmë hyrje të papengueshme të  shtetasve të huaj nga Republika e Kosovës, Republika e Serbisë, Republika e Malit të Zi dhe Republika e Bosnjë e Hercegovinës, pa vërtetim mjekësor me test negativ RT PCR SARS CoV-2”, kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.

Thekson se në këto vende, për të cilat qytetarët e tyre deri më tani kishin obligim gjatë hyrjes/transit në vendin tonë të tregojnë test negativ RT PCR SARS CoV-2, sipas parimit të reciprocitetit është dakorduar edhe qytetar[t tanë të udhëtojnë në këto vende, pa obligim për të treguar test negativ.

“Ky vendim është sjellë e më pas parashtruar propozim dhe mendim pozitive tek Komisioni për sëmundje ngjitëse sipas të cilit deri në këtë moment nuk ka indikacione apo numër të lartë të rasteve ty hyra pozitive nga shtete të huaja, e me atë nuk ka edhe rrezik të lartë për shëndetin publik. Vendimi është sjellë për shkak të realizimit të nevojave të domosdoshme të qytetarëve, me ç’rast Qeveria bën thirrje që udhëtimi të reduktohet  dhe të jetë kryesisht për nevoja të domosdoshme dhe me zbatim të plotë të të gjitha masave për mbrojtje personale nga Kovid-19”, shton kryeministri. ab/

Ngjarja paraprake

Këshilla e Daniel Craig për aktorin që e pason atë si James Bond

Ngjarja e ardhëshme

Intervista e parë e Alexei Navaly që kur është liruar nga spitali, tregon sesi ende i dridhen duar nga efektet e helmimit me noviçok

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian