Qeveria: Regjistrimi nuk guxon të jetë operacion politik

Qeveria mbetet e vendosur në realizimin e regjistrimit të popullsisë në prill të këtij viti, pasi vlerëson se të dhënat nga regjistrimi janë bazë për krijimin e ardhmërisë sonë të përbashkët, për perspektivat e qytetarëve tanë dhe shtetit.

Në një komunikatë të Qeverisë thuhet se regjistrimi, do të japë të gjitha përgjigjet e nevojshme në raport me sigurimin e të dhënave statistikore cilësore që janë kyçe për ndërtimin e strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të parashikueshëm të shtetit.

“Regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, i organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat, operacion statistikor që na mungon për gati se 20 vite. Nga qeveria po ashtu theksojnë se regjistrimi i popullsisë këtë vit do të zbatohet me më pak mjete krahasuar me përpjekjen e fundit të pasuksesshme për regjistrim të popullsisë, më lirë se sa që propozohej, ndërsa do të zbatohet me veglat dhe teknologjitë më moderne. Po ashtu qeveria thekson se në Raportin e Komisionit Evropian për vendin, regjistrimi i popullsisë përmendet si një obligim i rëndësishëm i shtetit tonë i cili duhet të realizohet. Kapitulli statistikor është një prej kapitujve nga klasteri i parë në bisedimet me BE-në. Enti Shtetëror i Statistikës i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe eksperte dhe është i gatshëm që me sukses të mbajë dhe të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat. Regjistrimi i popullsisë 2021 për së pari herë jep mundësi të regjistrohen edhe qytetarët tanë edhe familjarët e tyre jashtë vendit. Kjo do të mundësojë një pasqyrë të lëvizjeve të migracionit, e cila është një bazë e mirë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për të ndaluar me sukses këtë proces”,- thuhet në kumtesën e qeverisë.

 

Ngjarja paraprake

Rekord i frikshëm infektimesh/ 942 raste në 24 orë dhe 5 viktima

Ngjarja e ardhëshme

Mesazhi i Mbappes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian