“Qeveria po bën monologje”/ Açka: Ju ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria gjatë gjithë kohës bën monologje duke fyer opozitën dhe se i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës.

Deputetja Açka theksoi se qeverinë e ka zënë frika nga foltorja e Berishës dhe për këtë arsye e përmendin gjithë kohë dhe sipas saj kjo është gjë e mirë.

“Ligjet dhe rregullat nuk janë barka shpëtimi. Na duhet të respektojmë rregulloren. Jeni të interesuar të jeni këtu. Unë e kuptoj se jeni mësuar me dhomën bosh dhe orientoheni që mos të përplaseni me ne dhe ju merren mendtë. Monologje të mërzitshme të qeverisë, gjithë kohën merren me opozitën kanë zënë merak që merren me Foltoren si duket që Berishën e keni makth akoma, gjë shumë e mirë. Për këtë i paguajnë taksat shqiptarët”- tha deputetja Açka.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Anija britaneze ndalohet nga Franca në mes të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit

Ngjarja e ardhëshme

Zyrat Rajonale të FSHF seleksionim me 3 grup-mosha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian