Qeveria miratoi marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

March 7, 2023
1 minut lexim


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se në Qeveri është miratuar marrëveshja për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. Miratimi i marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve në fjalë vjen pas bisedimeve 4 javore mes Qeverisë IRD Engineering dhe konzorciumit Bechtel Enka.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit tonë të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka. Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit”, ka shkruar mes tjerash Grubi.



MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

De Laurentiis e tepron

Story i radhës

ASH caktoi emrat e drejtorëve, ja kush janë?

Të fundit nga

ShkoLartë