Qeveria Kurti të mbyll vendin, së paku për dy javë e të aplikojë orë policore

Vendi ynë seriozisht gjendet para një̈ kolapsi të sistemit të degraduar shëndetësor. Të infektuarit me COVID-19, përveç barërave super të shtrenjta e në mungesë, nuk kanë as shtretër, shtuar faktin këtu edhe të sëmurëve me sëmundje të tjerë.

Ndërkohë, e gjithë e arritura e ministrit paraprak Armend Zemaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti, ishte për t’i mësuar qytetarët se si t’i pastrojnë duart, të vendosin maskën dhe të mbajnë distancën.

Ndërsa, në shtetet përreth, qeveritë e tyre të ndërgjegjshme e në interes të qytetarëve, i kanë siguruar me kohë ata, duke i vaksinuar qytetarët në vendin e tyre.

Në anën tjetër, nëse shikojmë qeveritë njëra pas tjetrës, asnjëra deri më tani nuk e kishte në prioritet sistemin publik shëndetësor, përveç atë privat, duke hap e ndërtuar spitale të kushtueshme e private. Ato kishin veç̧ emrin e logon të huaj, ndërsa pronarët e tyre në mënyrë direke e indirekte janë shqiptarë e të fuqishëm të pushtetit.

Duhet shtuar edhe një element këtu, se po të ishin spitalet publike sikurse përfitimi i tenderëve në asfalt, gara do të ishte e madhe të fuqishmit e pushtetit.

Uroj që qeveria e tanishme e z. Kurtit ta ketë në top prioritet sistemin e shëndetësisë e më pak atë të asfaltit.

Prandaj, duke e parë numrin e të infektuarve e të vdekurve që veçse vjen e shtohet, mendoj se mënyra më e mirë për shëndetin qytetar është që qeveria e z.Kurtit ta mbyll vendin për dy javë dhe të aplikojë orë policore prej orës 19:00 deri në 06:00.

Ngjarja paraprake

Sa kohë duhet që një parfum të skadojë?

Ngjarja e ardhëshme

Studentët, gratë dhe komuniteti LGBT protestojnë për të drejtat e tyre në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian