Qeveria i miratoi propozim ndryshimet ligjore për autorizim më të madh të inspektorëve

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Nëse inspektorët konfirmojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizim aty për aty subjektit juridik t’i vendosin  ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje deri në 30 ditë.

Këtë e parashikojnë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive që i miratoi Qeveria në seancën e sotme, ndërsa do të hyjnë në fuqi pasi do ti pranojë dhe miratojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me ndryshimet rriten ingerencat dhe autorizimet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit Shtetëror të Punës, Inspektoratit Shtetëror për Transport dhe të inspektorateve të tjera në nivel qendror dhe lokal për përballje me shkelësit e protokolleve për Kovid.

Pres shërbimi qeveritar informon se edhe me ndryshimet e reja ligjore  do të rriten gjobat për shkelësit e protokolleve shëndetësore. lartësia e gjobave do të jetë në varësi të madhësisë së personave privatë (firmat). ar/ 

Ngjarja paraprake

Qeveria: Më shumë kompetenca për Inspektoratet

Ngjarja e ardhëshme

Miratohet propozimi për zgjidhje me marrëveshje të kontestit mes Qeverisë dhe “Makpetrolit” për sistemin gazpërçues

të fundit nga