Qeveria e RVM-së me masa për t’i mbajtur çmimet nën kontroll

13 produkte ushqimore bazë nga 1 marsi do të pësojnë ulje të çmimit, paralajmëron Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Të ketë ulje çmimesh e nëse nuk ka do të përforcohen kontrollet”, tha Bekteshi.

Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë vendim për vendosjen e marzhave për import të disa produkteve ushqimore me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë.

“Përcaktohet marzh më i lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si kusht i veçantë në tregtinë me produkte si vijon: bukën, sheqerin, kripën, miellin, vaj lulediellin e përpunuar, qumësht me yndyrë prej 2,8 për qind, 3,2 për qind dhe 3,5 për qind, mish i freskët dhe produkte të mishit, djathë dhe gjizë, oriz, makarona, grurë si dhe pemë dhe perime”, sqaron më tej Bekteshi.

Bekteshi tha se me këtë vendim nuk do të lejojnë që tregtarët të përfitojnë në kurriz të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi gjoba marramendëse për kompanitë të cilat nuk do të respektojnë vendimin.

“Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi vijon edhe gjoba, për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të ligjit për tregti janë parashikuar: Gjobë në vlerë prej 800 deri në 1000 euro për mikro-tregtarët, gjobë prej 1600 deri në 2000 euro për tregtarë të vegjël, gjobë prej 3000 deri 6000 euro për tregtar të mesëm dhe gjobë prej 7000 deri në 10 mijë euro për tregtarë të mëdhenj”, tha Bekteshi.

Ky vendim do të zbatohet prej 1 marsit deri më 31 maj 2022. Gjatë kësaj periudhe Inspektorati i Tregut do të jetë në teren me kontrolle të shtuara, ndërsa qytetarët që vërejnë parregullsi mund të lajmërohen në linjën 191.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia nis pushtimin e Ukrainës, Berisha dënon veprimet e Putin

Story i radhës

PSG mban shpresën për Kylian Mbappe

Të fundit nga