Qeveria e përkushtuar për vazhdim të procesit të decentralizimit

Sot në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt mbledhja e parë e grupit punues për vazhdimin e procesit të decentralizimit.

Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri i Financave z. Fatmir Besimi, ministri i Vetqeverisjes lokale z. Goran Milevski, kryetari i komunës së Shkupit z. Petre Shilegov, kryetari i komunës së Velesit z. Ace Kocevski si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Zaev, znj. Mirjana Janeva.

Në takim u diskutua mbi nevojën e përpilimit të një propozim programi për vazhdimin e procesit të Decentralizimit me plan aksional dhe dërgimin e propozimeve për nevojën e përpilimit të ndryshimeve të duhura që do të sigurojnë bartjen e kompotencave dhe resurseve nga pushteti qendror në atë lokal.

Bashkarisht u konkludua që pa vonesë të vijohet me procesin e decentralizimit dhe në mbledhjen vijuese të Qeverisë të miratohet informacioni për avansim të decentralizimit fiskal si dhe revidim të propozim dokumentit të grupit punës për zgjerim të procesit të decentralizimit.

Ngjarja paraprake

Tetovë, digjet banesa në afërsi të objektit të vjetër të UT-së

Ngjarja e ardhëshme

MMJPH: Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për hartimin e Planit të ri hapësinor të RMV-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian