Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Qeveria sot e miratoi protokollin për punë në kënde për lojëra në kushte të epidemisë dhe rekomandoi respektim të ashpër të masave për mbrojtje nga pandemia, por edhe të protokollit gjatë kryerjes së veprimtarisë.

“Në seancën e sotme u miratua protokoll për punë në kënde për lojëra në kushte të epidemisë me Kovid-19 dhe rekomandohet respektim i ashpër i masave për pengimin e përhapjes së Kovid-19 dhe protokollin e miratuar gjatë kryerjes së veprimtarisë”, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Përgjegjësia dhe obligimi për zbatimin e tërësishëm të dispozitave nga protokolli, siç informojnë prej aty, është e atyre që e kryejnë veprimtarinë.

Qeveria sot e miratoi edhe raportin e Komisionit për dhënien e lejeve për organizimin e mësimit me prani fizike në shkolla për kërkesat e themeluesve, të parashtruara në periudhën prej 25 shtatorit deri 29 shtator të këtij viti. bsh/

Ngjarja paraprake

Qeveria aprovoi organizimin e qëndrimit të vazhdueshëm të nxënësve në shkollat fillore

Ngjarja e ardhëshme

Shifrat në Itali: Mbi 1600 raste të reja dhe 24 viktima nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian