Qeveria në seanën e sotme të 47-të ka miratuar rishikimin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar procedurat në Kuvend.
“Propozimi për rishikimin e buxhetit u miratua bazuar në efektet pozitive të masave antikrizë për përballimin e krizës së energjisë dhe çmimeve, të cilat krijojnë bazën për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, me stabilizimin gradual të pritshëm të zinxhirëve të furnizimit global dhe më shumë mjedis të favorshëm investimi”, thonë nga Qeveria.