Qeveria e Irakut nuk e sheh Ihvanin si organizatë terroriste

Zëdhënësi i Qeverisë së Irakut Ahmed Molla Talal, tha se Organizatën e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) nuk e shohin si organizatë terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Talal duke folur për televizionin saudit Al Arabiya al-Hades, theksoi se 4 pjesëtarë të Ihvan kanë kryesuar në periudha të ndryshme në Parlamentin e Irakut. “Ne nuk e shohim Ihvanin si organizatë terroriste”, tha ai.

Ai më tej tha se Ihvani është pjesë e skenës politike në Irak dhe se kanë marrë pjesë në shkrimin e Kushtetutës.

“Për ta marrë në listën e organizatave terroriste ndonjë organizatë në Irak duhet që të kryejë sulm terrorist ndaj qytetarëve ose të nisë luftë e armatosur ndaj shtetit”, u shpreh Talal.

Talal shtoi se pavarësisht gjërave që kanë ndodhur në vendet tjera qeveria e Irakut ka krijuar lidhje me Ihvanin.

Organizata e Vëllazërisë Muslimane u themelua nga Hassan al-Banna në mars të vitit 1928 në qytetin Ismailia në lindje të Egjiptit, si një shoqatë civile.

Gjatë historisë organizata është ndëshkuar shumë herë, ndërsa është shpallur “organizatë terroriste” në Egjipt pasi presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammed Morsi, është larguar nga detyra në vitin 2013 me një grusht shteti ushtarak.



. .

Ngjarja paraprake

​A prodhojnë burrat më shumë antitrupa kundër COVID-19 sesa gratë? Studimi i ri zbulon të vërtetën

Ngjarja e ardhëshme

Industria e teknologjisë humbi një prej figurave më të rëndësishme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian